Kryefjala Logo

VIDEO/ Procedohen penalisht 2 të rinj, xhironin gomat në mes të qytetit të Lezhës

23 Shtator, 2021 | 10:31 am

Policia e Lezhës ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Dy të rinjtë do të përballen me akuzën e “Prishjes së qetësisë publike”, teksa kanë bërë drift (xhirimi i gomave) me makinat e tyre në qëndër të qytetit të Lezhës.

Përvec kësaj 2 personave iu janë bllokuar automjetet dhe i është vendosur gjobë 40.000 mijë lekë. Evidentimi i shkeljes u bë I mundur nga rrjetet sociale ku të rinjtë kishin publikuar një video duke xhiruar gomat në rrethrrotullimin e Katedrales në Lezhë duke rrezikuar rendin publik.

Njoftimi  plotë I policisë së Lezhës:

Bënin drift me makina në mes të qytetit dhe më pas postonin video në rrjete sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Lezhës identifikon dhe procedon penalisht 2 drejtuesit e automjeteve.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë.

Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin 2 drejtues mjetesh që rrezikonin përdoruesit e tjerë të rrugës dhe prishnin rendin e qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, në “Rrethrrotullimin e Katedrales”, Lezhë, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve të shfaqur në video.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

Të ngjashme