Kryefjala Logo

VIDEO/ Kozaku sulmon Top Channel: “Mor idiota… shkoni hani ndonje paçe pilaf andej..”

30 Shtator, 2021 | 1:29 pm

Kozak Braci pas disa ditësh nga pengmarrja e tij që u bë virale nëpërmjet një video të rregjistruar është kapur këtë herë me kanalin televiziv “Top Channel” të cilët kanë bëre emisione për ngjarjen e ndodhur në lidhje me konfliktin nëpërmjet Kozak dhe Fabio Dushku.

Duket se Kozaku i referohet emisionit “Shqipëria Live” ku është folur nga gazetarë dhe të ftuar të ndryshëm për ndikimin negative që ky person përcjell tek adoleshentët si shembulli më i keq që promovon drogën dhe dhunën. Reagim të ashpër ka pasur nga Mentor Kikia në këtë emision deri aty ku kërkoj bllokimin e Kozak.

“E pe cfarë kanë thënë ato të top channel , që un vetëm shaj e kam ndikim të keq, ku më njihni, unë bëj emisione mor idiote, hajde shkoni hani ndonjë pace pilaf andej. Pse nuk kapni te mirat e mia ju po kapni vetëm të këqijat.”/Kryefjala.com

Të ngjashme