Kryefjala Logo

Vetëvrasja e 33-vjeçares në Tiranë, rrëfimi i motrës që po hetohet nga policia

2 Nëntor, 2020 | 12:37 pm

Vetëvrasja e një 33-vjeçareje një javë më parë në Tiranë vijon të jetë e rrethuar nga misteri dhe dyshimet, nisur edhe nga fakti se u tentua të fshihej nga familjarët. Katër të afërm të viktimës u proceduan nga Policia për prishje të vendit të ngjarje dhe fshehje të armës së krimit.
Nga ana tjetër, nuk thuhet asgjë për pistoletën, me të cilën dyshohet se vrau vetën 33-vjeçarja nga Shkoza, Marsida Hysa. Policia dyshon se Marsida mund t’i ketë dhënë fund jetës për shkak të një njohjeje në rrjetet sociale e që më pas çdo gjë shkoi keq. Ky dyshim, deklaron zyrtarisht Policia për gazetën “Si”, përforcohet nga dëshmia e së motrës, e cila është vënë nën hetim, sepse pasi Marsida kishte qëlluar veten me armë, ajo fshehu pistoletën duke u përpjekur që ta deklaronte si një vdekje nga arresti kardiak. Por veprimet e njëpasnjëshme të oficerëve të hetimit të krimeve tregojnë se e reja, e cila ndiqte një kurs parukerie, u kthye e zhgënjyer në shtëpi pas takimit me djalin që kishte njohur në rrjetet sociale. Ajo nuk ia hapi askujt telefonin, madje as së motrës me inicialet Xh. L., e cila ishte e vetmja që e dinte sekretin e viktimës. Kur e ëma shkoi në dhomën e vajzës së vetëvrarë, e gjeti atë të shtrirë në krevat dhe pajetë. Menjëherë e moshuara njoftoi vajzën tjetër, e cila kishte dijeni për takimin e asaj dite që do të kryente Marsida. Kjo e fundit i kishte telefonuar dhe i kishte thënë: “Mos i thuaj askujt, po shkoj ta takoj…”
Rrëfimi i motrës nën hetim:
. “Motra në orët e para të mëngjesit të datës 24 tetor u nis për në Gjirokastër, për të takuar një shok të sajin, me të cilin prej tre muajsh fliste nëpërmjet rrjeteve sociale. Ky person i kishte thënë, me sa kam dijeni, se qëndronte në Amerikë. Duke qenë se ky person kishte ardhur nga Amerika, Marsida shkoi për ta takuar, sepse kështu e kishin lënë përmes rrjeteve sociale. Unë nuk e di numrin e telefonit të këtij djali që do të takonte motra, por di që ishte prezantuar si T.B. Në orët e drekës të kësaj date bisedova me Marsidën dhe më tregoi se kishte takuar T. dhe se ishte ulur në një lokal dhe po pinte kafe me të. Më tregoi se për momentin T. ishte larguar për disa punë të tijat dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Në mbrëmje Marsida më mori në telefon dhe më tha: ‘Unë nuk do kthehem sonte në Tiranë. Mamit thuaji se do të shkoj te vajza e hallës’, sepse mami nuk kishte dijeni që Marsida kishte shkuar në Gjirokastër. Marsida ka fjetur në hotel në Gjirokastër, siç më tha vetë ajo. Më vonë Marsida më tha që nuk veproi mirë që udhëtoi drejt Gjirokastrës për të takuar atë djalin dhe nuk e zgjatëm më tej bisedën”

Të ngjashme