Kryefjala Logo

Vendim/Krahas provimit ,test me gojë për këdo që rinovon ose merr patentën

15 Nëntor, 2021 | 9:42 pm

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  këtë të hënë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat që duhet të rinovojnë lejen e drejtimit.

Në njoftimin e saj për të gjithë drejtuesit DPSHTRR ka bërë me dije se duke nisur nga dhjetori që është dhe muaji më më shumë aplikime për rinovimin e patentës do të jetë i detyrueshëm edhe rifreskimi i njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë

rrugore.

Njoftimi i plotë:

Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, DPSHTRR nga dhjetori 2021 (muaj me fluks të lartë aplikimesh edhe nga ardhja e shumë emigrantëve) do të nisë ofrimin e DETYRUAR të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta!

Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas (që do të publikohet edhe online), përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR!

Të ngjashme