Kryefjala Logo

Vdekja e Hysenbelliut, Henze: Politika armiqësore e qeverisë të Ramës ka kushtuar shumë vdekje

5 Dhjetor, 2020 | 7:56 pm

Ndarja nga jeta e sipërmarrësit Kasem Hysenbelliu, i cili nuk arriti dot ta fitonte betejën me koronavirusin vijon të shkaktojë reagime dhe indinjatë në mbarë opinionin public shqiptar dhe të huaj.

Një reagim i fortë lidhur me këtë ngjarje vjen nga këshilltari ekonomik pranë CDU-së gjermane, Martin Henze.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Henze shprehet se politika armiqësore e qeverisë shqiptare të Ramës ka kushtuar shumë vdekje.

Eksperti gjerman shprehet se nëse sharlatanët dhe kokat budallenj nuk do të kishin sunduar në Tiranë kur Covid erdhi në botë, qindra shqiptarë do të ishin akoma gjallë, si sipërmarrësi i përkushtuar i mediave, Kasem Hysenbelliu.

“Politika armiqësore e qeverisë shqiptare të Ramës ka kushtuar shumë vdekje: nëse sharlatanët dhe kokat budallenj nuk do të kishin sunduar në Tiranë kur Covid erdhi në botë, qindra shqiptarë do të ishin akoma gjallë, si sipërmarrësi i përkushtuar i mediave, Kasem Hysenbelliu, ne përkuleni para tij!”, shprehet Martin Henze.

Të ngjashme