Kryefjala Logo

Vasili apel tjetër qeverisë: Hapni veshët, mos e trashni më shumë fajin për pandeminë

7 Nëntor, 2020 | 4:28 pm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, apeloi sërish sot qeverinë të reflektojë mbi menaxhimin e situatës së pandemisë.
Me anë të një postimi në facebook, Vasili thotë se situata po precipiton frikshëm dhe qeveria duhet t’ja besojë këtë situatë ekspertëve mjekësorë.
Deklarata e plotë
Qeveri hap veshet, degjo, mos e trash me fajin me pandemine!!
Pandemia po precipiton rrezikshem, kerkon masa te rrufeshme!
Qeverian ka detyrim te degjoje sepse nuk eshte as pronare e shendetit te njerezve dhe as pronare e taksave te qytetareve, por thjesht administratore e tyre.
Ka deshtuar totalisht me shendetin dhe Menaxhimi i Pandemise flet vete.
Qeveria s’mund te vazhdoje te marre me qafe njerezit dhe ka detyrim te degjoje per te mos trashur edhe me fajin e saj tashme shume te rende.
Te hapet urgjentisht komunikimi dhe te degjohen ekspertet mjeksore, menaxhere shendetesore etj pavarsisht simpatise apo antipatise se Qeverise.
Masat duhet te jene te rrufeshme, te orientuara vetem tek problemi dhe zgjidhja praktike.
Te evitohen masat dhe modelet e riperseritura te deshtuara.
Te eliminohet qendrimi disfatist i Qeverise: “keshtu ndodh kudo”.
Te rriten testimet, te perdoret cdo kapacitet shtese Laboratorik publik apo privat.
Ka vetem nje moto : “Qytetaret kane te drejte te testohen dhe te marrin pergjigje brenda 24 oresh per testin e tyre”.
Dekoncentrim i menjehershem drejt Spitaleve te Rretheve te kujdesit spitalor per Covid.
Asnje pacienti te renduar me Covid nuk mundet kurre qe ti mohohet nje shtrat spitalor.
Te sigurohen mjetet e nevojshme mbrojtese per kujdesin paresor, sepse mjeket e familjes dhe infermietet ne qendrat shendetesore s’mundet kurresesi ti sigurojne vete.
Te shumefishohen mjetet financiare ne dispozicion te shendetesise nga Qendra Shendetesore Sputalet Rajonale dhe QSU ‘Nene Tereza dhe Spitali i Semundjeve te Mushkerive te Tiranes.

Të ngjashme