Kryefjala Logo

U hoqën si Policia e Shtetit, hajdutët grabisin 16 mijë euro në shtëpinë e 36 vjecarit në Shkodër duke drejtuar armën fëmijëve

24 Shtator, 2021 | 4:04 pm

Në fshatin Boric të Vogël në rrethin e Malësië së Madhe, dy persona të kamufluar si efektivë të policisë janë future në banesën e Ndue Ulaj. Ky i fundit është kërcënuar me armë nga dy personat të cilët i kanë marrë 16 mijë e 500 euro. 36 vjecari Ndue Ulaj ka përjetuar tmerr kur në momentin e kërcënimit persona kanë drejtuar armën fëmijëve të familjes, një djali 12 vjecar dhe një vajze 9 vjecare.

Duke mbajtur roli e policave ata kanë shkuar drejt dhomë së të ëmës 80 vjecare të zotit Ulaj duke grabitur 16 mijë e 500 eurot pas kontrollit që bënë. Menjëherë pas largimit të tyre kryefamiljari ka telefonuar policinë.

Ulaj tregon se grabitësit kanë qenë vetëm me kapele të pamaskuar dhe se pasi kanë marrë paratë janë larguar nga një rrugë tjetër dytësore e fshatit dhe kanë qenë në këmbë. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje.

36-vjeçari kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe shton se familja e tij janë në traumë psiqike dhe nuk e kanë kaluar ende tmerrin që kanë përjetuar kur kanë parë armët.

 

Të ngjashme