Kryefjala Logo

Tronditëse:Edukatorja në Tiranë dhunon fëmijën dhe i thyen këmbën

7 Nëntor, 2023 | 9:39 am

Fatkeqësisht nuk do të ishte hera e parë që dhuna e pa justifikuar shfaqet në një ambient kopështi,ku prindërit lënë fëmijët e tyre për të filluar bazat e arsimit që i pret.

Ndihet një lloj keqardhjeje për ata fëmijë që nuk shkojnë në kopësht,por është e tmerrshme të mendosh se këto institucione po bëhen kryefjalë mediash për dhunë dhe shtëpia mbetet vendi më i sigurt!

Ngjarja kësaj here ka ndodhur në një kopësht të kryeqytetit,ku një fëmijë 3 vjeç është dhunuar barbarisht nga edukatorja ku ka thyer edhe këmbën.

Ngjarjen e ka denoncuar vetë mamaja e fëmijës për emisionin “Stop” dhe akuzat shkojnë për edukatoren e cila punon në kopështin privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i Lirisë”

Përveç dëmit fizik,fëmija vuan nga dëme psikike si pasojë e dhunës çnjerëzore e cila me bindje themi se nuk do të ishte hera e parë.Ajo që është më e frikshme është se ngjarja është munduar të mbahet e fshehtë dhe të manipulohet.

Pas denoncimit të nënës rasti ka shkuar në komisariatin nr1 dhe hetohet nga shefi i krimeve,me këtë të fundit që ka sekuestruar pamjet filmike ku tregojnë qartazi dhunën,por ai nuk ka vazhduar me procedurën për arrestim ndaj personave përgjegjës.

Ky është ferri i çdo prindi,i cili çdo mëngjes para se të niset për punë,lë fëmijën në kopësht me shpresën se do mësojë,do luajë dhe do të hajë.”Korruptojnë” edukatoret me lekë dorazi për tu kujdesur për fëmijën edhe pse ajo është detyra e TYRE!Pastaj ka edhe prindër që sot e më shumë po zgjedhin kopështet private,pikërisht për kushtet ‘më të mira’ duke punuar extra që mund ti përballojnë çmimet mujore të kopshteve që kanë arritur çmimet si shtëpi me qera.Dhe çfarë merr?Një fëmijë të dhunuar?

Të ngjashme