Tritol makinës së prokurorit/ Ja çfarë thotë policia

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me tritolin që i është vendosur makinës së prokurorit Arjan Muça pak më parë.

Në njoftim thuhet se nuk ka të plagosur dhe se policia ndodhet në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.

Previous articleMakina që shpërtheu nga tritoli e prokurorit Arjan Muça
Next articleDetajet/ Kush është prokurori i “dosjeve” të Vettingut që i shpërthyen mjetin, bashkëshort i një gjyqtareje