Kryefjala Logo

Thaçi në paraburgim në Hagë, Meta rrëfen takimin e fundit në shtëpinë e tij

6 Nëntor, 2020 | 12:39 pm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dje dorëheqjen, pasi është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Faktin e komentoi dje në “Opinion” Presidenti Ilir Meta i cili u shpreh se Serbia po bën çdo gjë për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe shpërbërjen e shtetit të Kosovës.

Meta foli edhe për drekën që ka patur me Thaçin në shtëpinë e tij.

“Nuk është diçka e papritur. Ka patur një dyshim dhe janë dhënë qindra miliona euro për ngritjen e Gjykatës Speciale. Serbia ka furnizuar me shpifje Hagën, ka ndodhur kështu edhe me Haradinajn dhe Limajn. Kjo është një përpjekje për të kontribuar në shpërbërjen e shtetit të Kosovës dhe njollosjen e luftës së UÇK-së. Kjo gjykatë është një kosto për atë që Kosova ka arritur. Ishte edhe një kompromis i SHBA, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Kuptohet se kemi të bëjmë me akuza politike”, tha Presidenti.

Kam biseduar me Thaçin. Ka qenë në shtëpinë time. Ishte i qetë për akuzat. Nuk kam frikë më tha”, tha Meta.

Kreu i shtetit, apeloi po ashtu për unitet të politikës kosovare, duke shtuar se çështja kombëtare është më e madhe se dasitë që mund të ketë mes tyre.

“Mesazhi im ka qenë dhe është për unitet për këto çështje kaq të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin dhe dinjitetin e shtetit të Kosovës. Kjo situatë kërkon bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës, për të parë përtej interesave afatshkurtra. Sa më e fortë të jetë Kosova, aq edhe më periferike bëhen efektet e një inskenimi të tillë, që bëhen për të bllokuar shtetin e Kosovës, për të bllokuar njohjet e saj dhe për të vënë në pikëpyetje përpjekjet e saj për integrimin. Shpreh solidaritetin tim më të thellë me popullin e Kosovës, Thaçin, Veselin e Krasniqin! Jam i bindur që do dalin faqebardhë”, tha Meta.Do

Të ngjashme