Kryefjala Logo

Terror ne Athine, nuk i bindet urdherit, shqiptari perplas makinen e policise

8 Tetor, 2021 | 9:51 am

Panik në qendër të Athinës mëngjesin e sotëm. Në kryqëzimin  e rrugëve ‘Aristotelous’ dhe ‘Marnis’, një shtetas shqiptar ka refuzuar të ndalojë automjetin, pas thirrjes që i bëri për të ndaluar policia.

Mësohet se ai ka rritur shpejtësinë duke qëlluar dhe makinën e policisë dhe është përpjekur të largohet. Një polic ka qëlluar me armë, duke e plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka arritur ambulanca, ndërsa vijon operacioni policor. Sipas të dhënave të deritanishme, makina e shqiptarit ishte e vjedhur dhe kjo ka qenë dhe arsyeja se pse policia kërkoi që ai të ndalonte. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit të plagosur.

Të ngjashme