Kryefjala Logo

Sizmologët sqarojnë qytetarët për rastësinë e tërmetit të sotëm që ra në të njëtën datë dhe orë si 2 vite më parë

21 Shtator, 2021 | 5:42 pm

Në orën 16:04 të ditës së sotme Shqipëria e Mesme përjetoi një tërmet 3.9 ballë të Shkallës rihter me epiqendër në Klos. Kjo shkaktoi panik tek qytetarët teksa lëkundja ishte e konsiderueshme. Menjëherë pas tërmetit u kujtua data 21 shtator 2019, ku rastësia bëri që 2 vite pas kësaj date në të njëjtën orë dhe minutë të binte përsëri një tërmet. Asokohe tërmeti 21 shtatorit 2019 ishte parapri e një tërmeti tjetër shkaktrimtar të nëntorit.

 

“Zona që ka rënë tërmeti është njohur për tërmete të kësaj magnitude. Në tërësi në këtë zonë bien tërmete të vegjël që nuk shkaktojnë dëme. Tërmete të kësaj magnitude bien në këtë zonë. Nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë epiqendra e të cilit ishte në Durrës. Nuk kanë lidhje pavarësisht koeçidencës në datë dhe orë. Në Klos bien vetëm tërmete të këtij niveli magnitude”- thonë sizmologët.

Të ngjashme