Kryefjala Logo

Shokuese/Abuzimi me 6 vjeçaren, flet daja: Babai e donte vajzën për transplant organesh

5 Nëntor, 2021 | 3:37 pm

 

Lajmi rrënqethës i vajzës 6-vjeçare e cila dhunohej brutalisht nga i ati 27-vjeçar me iniciale R.K.
Ky rast ka disa ditë që ka ndodhur ku vajza e tij ka përfunduar e shtruar në spital në gjëndje shumë të rëndë shëndetësore dhe vazhdon të jetë dhe në gjëndjen psikologjike jo mirë.

Së fundmi bëhet me dije dhe dicka shumë tronditëse dhe shumë anormale.Daja i 6-vjeçares ka deklaruar në një emision televiziv dhe disa detaje të tjera rrënqethëse.Ai foli për dhunë të vazhdueshme ndaj motrës së tij,për të cilën tha se kishte pasur edhe dy aborte para se të lindte vajzën teksa bëri një akuzë tjetër shumë të rëndë ndaj kunatit duke thënë se e donte mbesën për transplant organesh

“Në 2014 motra ka dështuar. Unë nuk e dija që ishte shtatzënë sepse kisha gruan sëmurë dhe më pas vdiq ajo ndrroi jetë.Motra ime kishte dështuar dhe më përpara, sepse ishte qëllimi që të mos lindte fëmijë që mos t’i trafikonin. Unë i bëj thirrje shtetit që të vihet në lëvizje dhe të dënohet akti. Dyshimet e mia janë për transplant për vajzën e motrës sime dhe motra ime është nën presionin e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët të dalin para drejtësisë. Jam i mendimit se e donin për transplant. I bëj thirrje shtetit që të vihen në lëvizje e të vihen para përgjegjësisë. Të shpëtohet mbesa”, apeloi daja i 6-vjeçares.

Të ngjashme