Lajme nga vendi
Shifra alarmante Në 24 orët e fundit,4 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID
9 Nëntor, 2021 | 7:38 pm
Një numër i lart infektimesh janë shënuar 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 770 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.
Në ditën e sotme është mësuar se kanë humbur jetën 4 persona nga infektimi:
Një qytetare 64-vjeç nga Libofsha,një qytetare 65-vjeç nga Berati,një qytetar nga Kuçova 72-vjeç,një qytetare nga Tirana 81-vjeç,duke e çuar në 2970 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.