Kryefjala Logo

Rrihet nga policia shqiptaro-amerikani qe nuk kishte maske, ngrihet ne kembe Prokuroria

18 Dhjetor, 2020 | 10:36 am

Erald Alimehmeti, shtetas shqiptaro-amerikan, ka denoncuar dhunën që ëhstë ushtruar sipas tij nga efektivët e Policisë të Komisariatit nr.2 në Tiranë, sepse ishte kapur në rrugë duke lëvizur pa maskë.

29 vjeçari tregon se policët e kanë qëlluar në makinë teksa e shoqëronin në Komisariat. Më pas thotë ai, është futur në një dhomë pa kamera dhe aty të 5 efektivët që e shoqëruan, i gjuanin me radhë, edhe pse ishte i prangosur.

“Më futën në dhomë dhe nuk mi hoqën prangat dhe aty më kanë goditur të gjithë policët që më shoqëruan. U kam thënë disa herë që të lajmëroja konsullatën amerikane që të njoftoja nënën time që është në Amerikë.Unë nuk kam goditur njeri pasi kam qenë i prangosur.”, ka thënë ndër të tjera Alimehmeti, raporton Ora News.

Por e kundërta dëshmohet nga efektivët e policisë Rrugore, sipas të cilëve Alimehmeti i ka kërcënuar dhe më pas gjuajtur me shkelma në momentin që ata i kanë hequr prangat.

Dhunën fizike të ushtruar ndaj 29 vjeçarit shqiptaro-amerikan Erald Alimehmeti, e ka konstatuar dhe gjyqtari Kreshnik Omari, si dhe prokurori i çështjes, të cilët zhvilluan masën e sigurisë për shqiptaro-amerikanin. Ata kanë konstatuar se ai kishte hematoma të shumta në fytyrë. Që mund t’i jenë shkaktuar nga goditjet e Policisë.

Ora News mëson se pas këtij konstatimi, prokuroria e Tiranës i ka kërkuar SHÇBA të nisë hetimet për punonjësit e policisë Albert Vidrica, Laert Bistri, Edvin Zhupa, Zabit Laçi dhe Shkëlqim Hasmica, të cilët dyshohet të jenë personat përgjegjës për dhunimin e Erald Alimehmetit.

Të ngjashme