Rrëmbimi dhe vrasja e 8-vjeçarit në Fier, daja: Apeli më i madh ta varin, s’dua asgjë tjetër

E vështirë të flasësh e të shkruash për krimin e rëndë të ndodhur dje në fshatin Grecalli të Fierit, ku një vogëlush 8-vjeçar u rrëmbye nga një banor i fshatit, u vra dhe u gropos. Në sytë e të gjithë banorëve sheh lot, të gjithë kërkojnë vetëm një dënim, varje për autorin Klodian Çalamani.

Daja i vogëlushit Mateo ndodhet pranë familjes në këto ditë të zeza për ta. Apeli i tij është vetëm varje për autorin, nuk kërkon asgjë tjetër.

“Nga shteti kërkojmë vetëm varje. S’ka ligje. Apeli im më i madh është ma nxirr aty në mes të Fierit ma var, asgjë tjetër. Ky është apeli i fundit. Shteti do ta marrë, do ta nxjerrë prapë. Unë nuk di gjë për motivin”, thotë Nikolin Braja me lot në sy e mjekrën që i dridhet.

Vogëlushi do të përcillet sot në banesën e fundit, teksa pranë shtëpisë së tij edhe sot janë vendosur forca të shumta policie.

Previous articleVranë me sende të forta dhe hodhën në rezervuar trupin e 25-vjeçarit në Korçë, arrestohet një prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Next articleCilat ishin te veshurat me keq dhe me mire mbreme ne BBV?