Lajme nga vendi
Rrëfimi i Klodian Çalamanit para hetuesve
18 Nëntor, 2021 | 4:58 pm
Raportohet se vrasja është zbuluar nga këqyrja e kamerave të sigurisë disa metra pranë banesës së të miturit, ku është konstatuar se, Mateo Vasiu është parë të dalë nga banesa e gjyshes së tij me një biçikletë në lagje. Mateo kishte shkuar të blinte një bukë për Çalamanin i cili i kishte dhënë edhe lekët. Por kur ai u kthye tek fqinji i tij, rezultoi që të ishin minutat e fundit për të.
Pasi ka parë kamerat e sigurisë, policia ka kontrolluar banesën e Klodian Çalamanit, i cili u gjend në banesë. Policia ka arritur të gjejë biçikletën, brenda në oborrin e shtëpisë, por asnjë gjurmë të Mateos. Gjatë kontrolleve policia ka parë pjesën e punuar të tokës. Pasi janë afruar kanë parë edhe dorën e vogëlushit të mbetur jashtë gropës, ku ishte mbuluar nga Klodian Çalamani.
Ndërkohë është zbuluar edhe dëshmia e vrasësit të 8-vjeçarit, i cili ka thënë se vrasjen e kishte kryer pasi fëmija e kishte sharë, duke e akuzuar, më pas se i kishte ngacmuar nënën e tij.
Dëshminë Çalamani e ka dhënë në prani të një avokati mbrojtës duke treguar se:
”…banoj në fshatin Greçalli të Fierit, në lagjen “Trifon Tanka”. Kam një shtëpi private, një katëshe me llamarina, me oborr rreth shtëpisë dhe në pjesën e përparme, e kam të thurur me gardh me kallama. Nga ana e gardhit me kallama kam edhe portën kryesore që futem në oborrin e shtëpisë. Në oborr, unë kam të mbjella disa qepe të njoma dhe kam edhe një rrënjë hardhie. Sot më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ja di emrin, por e njoh që është djali i Florës, i cili filloi të më shante. Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazmë tek oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe me thoshte: ”…pse ma ngacmon mamin dhe vazhdonte të shante…”. Ndërsa unë i them:“…ik se e di unë çfarë bëj… dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazmë qylyke, me pjesën e prapme të kazmës e cila është me kunj hekuri në kokë, i cili menjëherë u rrëzua dhe mbasi u rrëzua në tokë unë e qëllova përsëri me kazmë në kokë, dhe fëmija nuk u ngrit më. Më pas i kam lidhur duart nga mbrapa, me një lidhëse këpucësh. Mbasi e pash që fëmija kishte vdekur e kam kapur prej këmbë, e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë, e cila ndodhet rreth 5-6 metra larg vendit ku e vrava. Brenda në oborrin e banesës time, pasi e afrova te gropa e cila mundet të ishte rreth 1 metër e thellë, e kam shtyrë fëmijën e vdekur me këmbë, duke e rrëzuar brenda saj. Më pas e kam mbuluar me dhe, duke gërmuar me lopatë afër gropës dhe dheun që nxirja prej saj, ja hidhja fëmijës që ta mbuloja, të cilin e mbulova plotësisht. Mbasi mbarova, duke e mbuluar fëmijën qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Kur kam vrarë djalin e Florës dhe e kam groposur brenda në oborrin e shtëpisë time, nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi për fëmijën që vrava dhe groposa në oborrin e banesës time…”.
Një detaj tjetër tronditës është se autori edhe pse kishte kryer krimin, kishte bërë të paditurin duke i pyetur disa herë nëse e kishin gjetur.