Kryefjala Logo

Reshjet e dëborës,ARRSH:Si është situata e rrugëve

30 Nëntor, 2021 | 11:06 am

Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por ARRSH njofton se nuk ka probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve.

Raportohet se kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.

Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Më tej ARRSH bën apel për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Të ngjashme