Kryefjala Logo

Reagon Policia e Shtetit duke dhënë detajet e plagosjes në Vlorë – “Autorit iu gjetën dhe 2 granata…” (Emrat)

25 Shtator, 2021 | 1:01 pm

Policia e Vlorës ka dhënë njoftimin zyrtarë për ngjarjen e ndodhur jo më shumë se 1 orë më parë në qytetin bregdetar. Autori i kapur është identifikuar si shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Autori ka qëlluar mbi një vajzë 20 vjeçare me iniciale K.Z, me vendlindje në Berat e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se përveç granatës së hedhur në tokë, 30 vjeçari mbante dhe një granatë të dytë në çantë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:

 

Më datë 25.09.201, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme