Lajme nga vendi
Qeveria jep ndihme ekonomike per familjen e Klodian Rashes
14 Dhjetor, 2020 | 6:00 pm
Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili mbeti i vrarë pasi një efektiv policie e qëlloi me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të martës, në Laprakë. Siç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, për Qazim Rashën, babain e të ndjerit qeveria ka lidhur një pension rreth 8-fishi i pensionit social për çdo muaj. Një tjetër element që bie në sy në vendim, thuhet se vrasja ishte aksidentale.
Vrasja e të riut ngjalli debate të ashpra në publik, ku tashmë prej ditësh po mbahen protesta në vend kundër qeverisë. Kjo ngjarje solli edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt po posti i ministrit të Brendshëm. Ndërkohë, që tashmë protestuesit kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.