Kryefjala Logo

Protesta e studentëve para MAS, pankartat më pikante: Mësimi online, fushata offline

2 Nëntor, 2020 | 2:28 pm

Qindra studentë dolën përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar kundër urdhrit për mbylljen e auditorëve.
Të rinjtë ishin të revoltuar, për shkak se vendimi u ka ardhur pak ditë përpara se të hapej viti akademik. Shumë prej tyre thanë se ishin bërë gati, madje kishin marrë edhe banesat me qira, kurse tani u thuhet se duhet të mësojnë online.

0AD4FD20 D080 4D84 8290 B820CBB32EBF

“Është e palogjikshme të dalë një urdhër tre ditë para nisjes së vitit akademik,” tha njëri.
Më të revoltuarit janë ata që nisin vitin e parë akademik. Sipas tyre, nuk mund të përfitohet asgjë nga mësimi online. Të tjerë, sidomos studentët e mjekësisë, thanë se nuk mund të mësohet që të operohet dikush online.
Për shumicën e studentëve, është absurde që qeveria bën fushatë dhe takime elektorale, si dhe lejon baret e restorantet, por mbyll dyert e dijes.
“Injoranca vret më shumë se virusi,” thanë ata.

0450EBC8 78EA 4250 A798 F90ED607F9BB

Të ngjashme