Kryefjala Logo

Prokuroria doli në përfundimin se kreu vetvrasje. Reagon babai Konstantinos Katsifas: “Djali nuk vrau veten..”

11 Tetor, 2021 | 2:05 pm

Tre vite pas vrasjes së Kostandinos Kacifas, Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.

Kujtojmë se Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA.  35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa  ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

 

Babai i Kacifas ka reaguar duke kundërshtuar këto rezultate të hetimit.

“Nuk e besojmë që ai është vetëvrarë në asnjë mënyrë,. Keni vendimin e parë ditën e parë kur u vra. Na thanë merreni. Ne nuk e morëm. Sollëm doktor nga Janina. Ai tha do verifikohet. Edhe nuk e pranuam. E di se çfarë thonë. Na lanë një letër që thotë vetëvrasje jo. Vrasje po. Kupton? Ajo i thotë të gjitha. Na e dhanë në Gjirokastër kur vajtëm për të marrë djalin që na thonin merre menjëherë. Dhe nuk pranuam për ta marrë pa u bërë ato analizat”, u shpreh babai i Kostandin Katsifas.” – është shprehur ai.

Të ngjashme