Lajme nga vendi
Prindërit e Mateos kërkojnë drejtësi dhe kërkojnë ndëshkimin më të rëndë për Klodian Çalamanin
18 Nëntor, 2021 | 11:26 am
Forca të shumta të Policisë së Fierit kanë blinduar Gjykatën e këtij qyteti pasi sot do të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin,autorin e vrasjes së djalit 8 vjeçar Mateo Vasiu.Aty ndodhet dhe një numër i madh familjarësh.
Prindër dhe familjarë të afërt të Mateos kanë shkuar në ambientet e Gjykatës duke kërkuar personin që i mori jetën djalit të tyre.
Ata filluan të bërtisnin në ambjentet e brëndshme,me fjalë ndoshta joetike por që shprehnin një mllef të jashtzakonshëm që ata mbartnin.Babai i djalit vërtet po e vuan humbjen e djalit të tij dhe i kërkon gjykatës se siç i është thyer zemra atij,siç i djeg zemrq atij prindi,ashtu të digjet edhe Klodian Çalamani.
Me tone të forta, babai i viktimës kërkon drejtësi, bashkë me gruan dhe familjarët e tyre.