Kryefjala Logo

Presidenti Ilir Meta: Pas 30 vitesh u shtypen endrrat e rinise!

12 Dhjetor, 2020 | 12:26 pm

President i Republikës Ilir Meta gjatë fjalës së tij nga aktiviteti “Të rinjtë në aktualitetin politik” deklaroi se ka qenë pjesë e lëvizjes studentore që solli pluralizimin në vendin tonë. Kreu i shtetit pohoi se vendi ka nevojë që të bëjë ndryshim të madh dhe të fortë.

Ai theksoi se do të jetë gjithmonë luftarak se dhe gjithë jetën e tij i ka përkrahur të rinjtë për t’u afrirmuar dhe fuqizuar.

lg.php.gif

“Doja të kthehesha 30- vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që soli pluralizmin politik në Shqipëri. Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri. Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar. Ky është mesazh që vlen në çdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të forte. Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend. Nuk është paranojë e imja, por realitet me fakte konkrete. Nuk kemi të bëjmë me një emigrim normal për një eksperiencë apo mundësi më të mirë por është termi më i gjetur shpopullim dhe term që duhet adresuar me politika konkrete jo thjesht retorikë. Jemi në një situatë të tillë kur e vetmja zgjidhje që të rinjtë shohin si emergjencë ekonomike familjare e personale është largimi nga vendi pa dëshirën e tyre. Klima e investimeve, për shkak të perkeqesit dramatik. Pandemia ka shkaktuar papunësi, pasi te pakten 50 mije vete kane humbur punën. Mbeshtetja e biznesit, me e ulet se ne çdo vend. Nevojitet pjesemarrje me aktive e te rinjve ne politike”, tha Meta në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

Të ngjashme