Kryefjala Logo

Premtimet 3D për tërmetin/ Teliti-Ramës: Nuk ka regji qëndrore që fsheh të vërtetën

2 Nëntor, 2020 | 10:44 am

Drejtori i kabinetit të kreut të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti i përgjigjet kryeministrit Edi Rama në lidhje me premtimet për tërmetin e 26 nëntorit.

“ER nuk mbajti asnjë premtim.
Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qëndrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës”, ka thënë Teliti.

Teliti e ka akuzuar Kreun e Qeverisë që nuk ka mbajtur asnjë premtim, teksa shton se godinat e dëmtuara kanë mbetur vetëm në projeke 3D.

“Nuk ka propagandë dhe regji qëndrore që mund të fshehë të vërtetën”, përfundon Teliti.

Të ngjashme