Kryefjala Logo

Plagosi me automatik 6 vjecarin ne Bulqize, denohet me 25 vite burg autori

2 Nëntor, 2021 | 10:37 am

Gjykata e Apelit Tiranë dënon me 25 vite burgim Jetmir Koxheri për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur në 2019 në qytezën e Krastës në Bulqizë. Ai ka plagosur rëndë një fëmijë 6-vjeçar të cilit i ka shkaktuar dëmtim në fytyrë. Gjithçka ka ndodhur pas sherrit të Koxherit me babain e fëmijës.

Koxheri ka shkuar me automatik në banesën e babait të djalit të plagosur duke qëlluar me automatik, ku aksidentalisht ka plagosur vogëlushin 6-vjeçar me iniciale R.Rr., i cili mori tre plumba në fytyrë.

Të ngjashme