Përplasi për vdekje 65-vjeçarin,arrestohet shkodrani në Fushë-Krujë

Arrestohet drejtuesi i makinës që shkaktoi ditën e djeshme aksidentin me vdekje në aksin Fushë Krujë-Milot.

A. N., 49 vjeç, banues në Shkodër duke drejtuar mjetin e tij përplasi dje për vdekje Ded Bushin 65 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po qarkullonte me biçikletë. Gjithashtu sot nga Policia e Durrësit janë proceduar edhe disa persona të tjerë për falsifikim.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  proceduan penalisht  4 shtetas për veprat  penale “Trafikim i mjeteve motorike” , “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm”, konkretisht shtetasit:

A. Z., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi nga D. SH.T. Rrugor, Durrës është bllokuar automjeti tip “Benz”, pasi gjatë kontrollit në ASF2 Interpol, ky automjet rezulton i shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë.

R. A., dhe A. I., 46 dhe 22 vjeçe, banuese në Kosovë, pasi në P.K.K. Durrës, shtetësja R. A., ka ndihmuar shtetasen A. I., të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me pasaportë franceze, në emër të një shtetaseje tjetër.

Si dhe shtetasi  K. M., 31 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K. Durrës ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me pasaportë gjermane në emër të një shtetasi tjetër.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit” , shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Tiranë-Durrës, në fshatin Koxhas, Shijak, është kapur nga shërbimet e Policisë, me kamionin tip “Benz”, duke hedhur inerte të ndryshme.

Previous article“Jam e zhgenjyer”, Tea ben deklaraten e forte per ish partnerin
Next articleShoferi nuk u bind urdhërit të policisë,makina me emigrantë del nga rruga në Gjirokastër