Lajme nga vendi
PD propozon 1 minutë heshtje në Kuvend, pranohet nga kryetarja Lindita Nikolla
2 vite më parë


Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu ka propozuar sot në Parlamentin shqiptar mbajtjen e 1 minutë heshtje në nderim të jetëve të humbura nga covid-19. Kërkesa u pranua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe në parlament u mbaj heshtja për 1 minutë.
“Unë propozoj në mënyrë shumë njerëzore, shumë solidare, të mbajmë 1 minutë heshtje për mijëra viktimat e covid në Shqipëri, për 50 mjekët e vdekur në Shqipëri nga Covidi”, u shpreh në fjalën e tij Shehu.
Deputetët e të gjithë grupeve respektuan propozimin duke u ngritur në këmbë e duke mbajtur heshtje. Sot në parlament seanca mbahet për dhënine votëbesimit të qeverisë së re.