Kryefjala Logo

Patrulla policisë u përplas me Benz-in,efektivi përfundon tek Trauma

19 Nëntor, 2021 | 6:14 pm

Efektivi i policisë rrugore Selami Lusha i cili ka mbetur i plagosur nga aksidenti i ndodhur në Rrugën e Arbrit është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës.

Burimet bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë.

Në Gjoricë të Bulqizës efektivi i patrullës së policisë rrugore ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në sens të kundërt duke goditur mjetin tip Benz të drejtuar nga Zenel Murra.

Si pasojë e goditjes janë lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër. Burimet bëjnë me dije se punonjësi i policisë është në gjendje më të rëndë.

Të ngjashme