Kryefjala Logo

Pas “Gjendjes Civile”, Meta rikthen në Kuvend edhe ligjin për Metrologjinë: SPAK të nisë hetimet

9 Nëntor, 2020 | 11:21 am

Pas Ligjit për Gjendjen Civile, Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtin në Kuvend ligjin për Metrologjinë që Kuvendi e ka miratuar me shumicë votash më 15 tetor.
“Si President i Republikës, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë menjëherë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe cilat kanë qenë arsyet reale dhe autorët që e kanë shtyrë Kuvendin e Shqipërisë të pranojë këtë gjendje të rëndë, duke vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë ndihmuar, lehtësuar dhe kanë bërë të mundur që kjo nismë të shohë dritën e miratimit në Kuvend”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e kreut të shtetit.

“Përmes këtij ligji shteti heq dorë nga një shërbim tërësisht publik. Jo vetëm që heq dorë nga përgjegjësia e tij publike, por kufizon çdo mundësi kontrolli dhe të subjekteve private që do të jenë përfitues të ushtrimit të këtij funksioni me karakter public.

Ky akt synon të ligjërojë një skemën për qëllime klienteliste, dhënien me koncesion te një subjekt privat, në mënyrë të pakontrolluar të shërbimit shtetëror, dhe pa negociuar asnjë interes shtetëror.

Shmang konkurrencën e lirë. Dëmton interesin publik. Cenon interesat e shtetasve dhe të konsumatorit. Cenon financiat publike. Krijon shteg për abuzim me të drejtat e konsumatorit në tërësi. Prodhon kosto shtesë për një shërbim që duhet të kryhej nga shteti” argumenton më tej Meta.

C2B109A8 5535 4BDE B82F DD5B0FF5C64A

https://president.al/wp-content/uploads/2020/11/Arsyet-e-kthimit-t%C3%AB-ligjit-nr.126-2020.pdf

Të ngjashme