Kryefjala Logo

Nuk i binden urdhërit të efektivit, dy të rinjtë e godasin atë

10 Nëntor, 2021 | 4:59 pm

 

Një i ri në Tiranë është arrestuar nga policia, ndërkohë që shoku i tij është vënë në hetim nga blutë.

Në pranga është vënë B. L., 25 vjeç i cili bashkë me 30-vjeçarin e vënë nën hetim kanë qenë duke udhëtuar me një makinë në momentin kur janë sinjalizuar nga policia për të ndaluar për kontroll.

Ata nuk i janë bindur urdhrit për shoqërim, ndërkohë që kanë goditur efektivin. Tashmë materialet në lidhje me këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasit B. L., 25 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. H., 30 vjeç pasi duke lëvizur me mjetin tip “Benz” nuk i janë bindur punonjësit të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe gjatë shoqërimit kanë goditur punonjësit e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme