Kryefjala Logo

Një vajzë futi në sherr disa djem,detaje nga përplasja me thika në Elbasan,një vëlla ndërroi jetë,tjetri në gjëndje kritike

5 Nëntor, 2021 | 10:25 pm

 

Detaje të reja kanë dalë nga sherri me thika në Elbasan,që i mori jetën Florenc Kovaçit,28-vjeç,nderkohë që vëllai i tij Mikele Kovaçi,19-vjeç ndodhet në gjëndje të rëndë në Spitalin e Traumës,Tiranë.

Mësohet se “mollë” sherri ka qenë një vajzë,për të cilën janë konfliktuar disa të rinj,ku dhe janë përdorur armë të ftohta,që kanë sjellë si pasojë vdekjen e 28-vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit,ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 05.11.2021,rreth orës 19:50,në lagjen”Qemal Stafa” në Elbasan,pas një konflikti për motive të dobëta mesdy vëllezërve dhe disa personave të tjerë,konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezerit janë plagosur me thikë.

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetaso F.K,28-vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K,19-vjeç,ndodhet në spitalë për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme