Kryefjala Logo

Nga QTU në Univers City, Olti Curri zbulon qytezën më të re që po ndërtohet 10 minuta larg qëndrës së Tiranës

9 Gusht, 2022 | 7:34 pm

Një reel i postuar pak kohë më parë nga bloggeri i njohur Olti Curri, tregoi një ditë relaksi dhe blerjesh në QTU, pushimet ende s’kanë mbaruar dhe Olti mesa duket po kompleton valixhen për udhëtimin e radhës, por si i apasionuar pas blerjeve dhe qëndrave tregtare ai shprehu dëshiren në story para ndjekësve që të kishte mundësinë të jetonte diku rrotull që edhe shoppingun ta ketë më të lehtë .
Një punonjës i Univers City ndërhyri pasi dëgjoi këtë duke ftuar Olti Currin në një vizitë aty ku po ndërtohet Univers City.
Kjo qytezë do ketë gjelbërimin kolosal, parku i dytë më i madh pas liqenit artificial të Tiranës.

Slogani i qytezës së famshme Univers City është ” Aty ku nis rrugëtimi i familjes!” sepse shumë shpejt ai vend do mbushet me zëra fëmijësh me zëra jete.
 
Univers City, është qyteti më i ri që po ndërtohet brenda Tiranës duke u kthyer në një destinacion për të gjithë. Kompleksi ndodhet vetëm 2 minuta larg QTU- së dhe 10 minuta larg sheshit Skënderbej. Në Univers City ofrohen apartamente të mirë organizuar, me hapësirë dhe ndriçim natyral si dhe poste parkimi.
Por jo vetëm kaq, brenda kompleksit do të gjeni shkollë dhe kopsht publik, mbi 150 njësi shërbimi, qendër shëndetësorë, 10.500 m2 sipërfaqe të gjelbëruar, 6 fusha sportive, parku më i madh i lojërave brenda një kompleksi rezidencial, 14.500 m2 sipërfaqe rekreative për argëtim, transport çdo 3 minuta për në qendër si dhe siguri 24 orë.
Ndërtuar mbi një raport shumë të mirë çmim – cilësi – eksperiencë klienti, koncepti i “Univers City” vendos në qendër klientin. Jo vetëm nevojat e tij të rëndësishme por gjithashtu ka në fokus të gjithë ata elementë që i japin vlerë të shtuar dhe cilësi jetës urbane.
“Univers City” ju ofron klientëve apartamentin e duhur. Kjo edhe falë mundësisë së blerjes me kredi pa kolateral që kryhet nga  bashkëpunimi i Grupit BALFIN me banka të ndryshme në vend.
Në projektin më të ri në Tiranë opsionet janë të shumta dhe mundësitë për të blerë janë të hapura për të gjithë.
 
+35569 801 4999/  [email protected]  https://universcity.al/

Të ngjashme