Kryefjala Logo

Nene e bije takohen pas 42 vitesh, historia qe perloti gjithe shqiptaret

8 Nëntor, 2020 | 6:45 pm

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ardhur një 42-vjeçare e cila kërkon nënën e saj biologjike. Ajo është braktisur kur ishte foshnjë tek shtëpia e fëmijës dhe pasi e mori vesh që ishte e birësuar, filloi ta kërkojë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe nëna e saj. Ajo e braktisi për shkak të rrethanave dhe ngjarjeve në atë kohë, por kur u rikthye sërish për ta marrë, nëna nuk e gjeti më kurrë vajzën sepse ishte birësuar. Gjithë këto vite ajo e ka kërkuar, por pa asnjë rezultat.

Ardit Gjebrea: Kur ishin momentet e para që fillove të kuptosh që nuk ishte Sulltania nëna jote biologjike?

Irena: Për mua ka qenë shumë e vështirë Ardit. Dëgjoja njerëzit ku unë u rrita dhe nuk e jepja veten, e kaloja sepse nuk e besoja. Përfundimisht e kam besuar kur jam fejuar, por më shumë më hipi dashuria kur u martova dhe u bëra nënë vetë. Unë sot kam dy vajza të martuara. Para 10 viteve, në 2010 më ka treguar tezja ime bashkë me vajzën e dajës. Më thanë se nëna jote biologjike të ka lënë disa letra dhe dokumenta në shtëpinë e jetimores në Durrës, pse nuk shkon të kërkosh nënën tënde biologjike? Aty Ardit mora guximin së bashku me vajzën e vogël Besianën, shkova tek shtëpia e fëmijës dhe mora dokumentat.

Irena dhe nëna e saj Donika folën përmes kamerës gjatë emisionit sepse Donika jeton në Greqi dhe për shkak të letrave nuk mundi të vinte dot në shtëpi. Ajo u emocionua dhe e kuptoi menjëherë që ishte vajza e saj sepse ngjiste shumë me të. Një emocion i bukur kur nënë e bijë takohen pas 42 vitesh. Edhe Ardit Gjebrea u emocionua nga ky moment duke i dalë lot nga sytë.

burimi: tvklan.al

Të ngjashme