Lajme nga vendi
Në Kosovë hapi dyert Spitali Amerikan 2. Tashmë më pranë pacientëve
2 Nëntor, 2023 | 10:47 am
Spitali Amerikan 2 në Kosovë ka hapur sot dyert për të gjithë pacientët. Si rezultat i kërkesave të shumta, tani jemi edhe më pranë pacientëve, gjithnjë për shëndet të plotë të tyre.
Pacientët do të marrin shërbimet më të avancuara nga profesionistë të dalluar në fushën e mjekësisë.
Rrjeti i Spitaleve Amerikanë sjell në Kosovë infrastrukturën më moderne me pajisjet më të avancuara, për t’u kujdesuar për shëndetin e një game të gjerë të pacientëve. Ashtu sikurse Spitali Amerikan 1 në Kosovë, edhe Spitali Amerikan 2 në Kosovë, vazhdon me traditën elitare të sherbimeve të Spitaleve Amerikane.
Qëllimi kryesor i spitalit është që pacientët të marrin shërbimet nga stafi më i mirë i mjekëve, infermierëve, teknikëve etj, sigurisht nga profesionistë të dalluar.
Spitali Amerikan 2 përbëhet nga një ekip i kualifikuar i mjekëve, infermierëve dhe teknikëve të shëndetit të gatshëm për të ofruar kujdes shëndetësor të shkëlqyer dhe profesional që dallon nga shërbimet e tjera.
Në këtë institucion shëndetësor do të gjeni një shumëllojshmëri të shërbimeve të ndryshme, duke përfshirë gjinekologjinë, obstetrikën, diagnostikën e avancuar, kirurgjinë, kujdesin e urgjencës, pediatri dhe shumë inovacione në fushën e mjekësisë bashkohore.
Spitali Amerikan 2 në Prishtinë, sjell komfort, zgjidhje profesionale dhe kujdes të shtuar për shëndetin e të gjithë pacientëve.
Si mund të na gjeni?
Adresa:
Magjistralja Prishtinë-Shkup, Km i 7-te, Preoc, Graçanicë.
Për më shumë informacion kontaktoni në numrat telefonik: