Kryefjala Logo

Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar,Sotiraq Xega

30 Nëntor, 2021 | 11:23 am

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një lajm të trishtë për kulturën në vend. Piktori i njohur korçar, Sotiraq Xega, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Ai njihet, jo vetëm si vëzhgues i kujdesshëm i detajeve, parakusht i domosdoshëm për një piktor.  Gjithashtu, dallon për stilin e veçantë të punimeve.

Sotiraq Xega është një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.

Vitet e fundit, Xega është spikatur për ekspozitën “Çfarë ka qytetari i Korçës pas shpine”, duke i kujtuar bashkëqytetarëve të tij madhështinë e malit të Moravës. Autori përdori teknikën e tempera-s dhe akuarelit për të sjellë bukuritë e këtij mali, që siç u shpreh edhe vetë ai, “janë sjellë me dimensione të vogla, por me një larmi të madhe ngjyrash”.

Në 100 punimet e tij, artisti Xega luajti me ngjyrat e malit të Moravës, me një teknikë të rrjedhjes e monotipit, duke realizuar piktura në stilin klasik. Vizitorët i vlerësuan punimet me tematikë natyrën e malit të Moravës.

Të ngjashme