Kryefjala Logo

“Natën e mirë dhe respekte”:Spikeri që shkriu së qeshuri të gjithe dhe u bë menjëherë viral

18 Nëntor, 2023 | 12:39 pm

Kur themi spiker lajmesh,çfarë ju shkon ndër mend?Me siguri një prezencë serioze,këmishë,kollare dhe qëndrim drejt me gjoksin para.

Ky është pikërisht edhe rasti i spikerit në televizionin “Ora News” ku gjatë transmetimit të lajmeve bëri punën e tij më së miri dhe në fund lëshoi atë që rëndom quhet “perla” e mbylljes.

“Zonja dhe zotërinj ishte ky edicioni i përgatitur,unë ju falemderoj për vëmendjen ,bashkë natën e mirë dhe respekte”-ka përmbyllur ai.Kjo ka sjellë një hilaritet të qeshurash dhe madje edhe vetë spikeri duket që qesh dhe menjëherë është bërë viral në internet.

Video:

Të ngjashme