Kryefjala Logo

Milionat e medias më të madhe shtetërore do menaxhohen nga Enkejled Joti. I pushuar nga Vjollca Hoxha nga TCH, bëhet drejtor i RTSH-së

15 Nëntor, 2021 | 3:34 pm

Këshilli Drejtues i RTSH-së ka zgjedhur këtë të hënë drejtorin e ri,pas votimit të nëntë anëtarëve të bordit.

Me shtatë vota apo tre të pestat,në krye të Radio Televizionit Shqiptar është zgjedhur Enkelejd Joti.

Joti më herët ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel për 10 vite deri kur Vjollca Hoxha i caktoi pushimin nga puna duke e cilësuar atë si armik.

Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës,dhe vjen me më shumë se një dekadë eksperiencë menaxheriale në një prej kompanive më të fuqishme mediatike.

Katër kandidatë ishin në garë,përfshirë Iris Luarasin,Laureta Roshin edhe Moza Haxhiaj.

Gara u hap pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi,për korrupsion me tenderat,ndërsa aktualisht këtë post po e mban provizorisht Martin Leka.

Drejtori i RTSH-së votohet në Kuvend.

Të ngjashme