Kryefjala Logo

“Meta kthen ligjin për Gjendjen Civile sepse fut zgjedhjet në kaos, pasoja ligjore dhe politike”

8 Nëntor, 2020 | 3:41 pm

Ashtu siç edhe pritej, presidentit Ilir Meta i ka kthyer për rishqyrtim një tjetër ligj mazhorancës. Bëhet fjalë për projektligjin për gjendjen civile.

Në 9 faqe arsyetim, Meta thotë se ndryshimet e bëra në ligj në këtë fazë të procesit zgjedhor, kanë potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve.

“Duke dashur disiplinimin e kësaj kategorie sjelljeje të qytetarëve për një të dhënë kaq sensitive dhe të dosmosdoshme, Kuvendi pas adresimit të çështjes nga propozuesit dhe komisioni përkatës shqyrtues, duhet të gjejë rrugën e duhur për të shmangur përdorimin e ndryshimit të ligjit për qëllime të përfitimit politik të mazhorancës qeverisëse.

Një ndryshim i tillë, në këtë fazë të procesit zgjedhor, ka potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, në procesin e votimit dhe për pasojë, do të minonte edhe më shumë besueshmërinë e vet procesit zgjedhor në tërësi duke sjellë pasoja politike, nxitjen e kontestimeve administrative dhe gjyqësore dhe për pasojë, acarimin e jetës shoqërore në vend.

Ndërhyrja e papritur në ligjin bazë të gjendjes civile siç propozohet, duke e vlerësuar ndikimin e qënësishëm që mund të ketë në procesin zjedhor, nuk është në momentin e përshtatshëm dhe do të ketë pasojë ligjore dhe politike”.

Projektligji për gjendjen civile vjen si propozim për të hequr një sanksion administrativ me argumentimin e ndjekjes së një metodologjie të re liberale, duke mos aplikuar më masa shtrënguese në procedurat që do të zbatohen nga zyrat e gjendjes civile, në bashki, njësi administrative, për kategorinë e atyre shtetasve shqiptarë, që nuk deklarojnë të dhënat reale të vendbanimit të tyre.

5C969621 C460 4E42 A4C7 7256B9F29954

Të ngjashme