Kryefjala Logo

Me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 47-vjeçari në Qafën e Muzinës

23 Nëntor, 2021 | 7:25 pm

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar 5 emigrantë të huaj në Qafën e Muzinës. Policia bën me dije se ai po transportonte me automjet tip “Mercedes-Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonte pesë emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe një sasi parash.

Të ngjashme