Kryefjala Logo

Manovra të rrezikshme shpejtësie dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet i riu në Tiranë

22 Nëntor, 2021 | 1:46 pm

Policia Rrugore e kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka shtuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve për të parandaluar shkeljet që janë rrezik për sigurinë rrugore dhe atë publike.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar një 20-vjeçari pasi është kapur në flagrancë dhe është ndaluar për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme.

Gjithashtu 20-vjeçari E.M., gjatë kryerjes së kontrolleve nga ana e policisë me qëllim shmangien e ndëshkimit i ka ofruar punonjësit të  dy kartëmonedha me prerje 20 euro dhe 20 paund.

Po ashtu 10 shoferë të tjerë janë arrestuar pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

Të ngjashme