Kryefjala Logo

Kolaps në spitale/ Basha: Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët e shëndetin e shqiptarëve

9 Nëntor, 2020 | 10:46 am

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon sërish lidhur me situatën e pandemisë në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës shprehet se teksa spitalet janë në kolaps, kryeministri Edi Rama nuk bën asgjë.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.

Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje,” shkruan Basha.

Të ngjashme