Kryefjala Logo

Jetonte i vetëm, gjendet i pajetë 77-vjeçari nga Fushë-Kruja në Sarandë

16 Nëntor, 2021 | 11:12 am

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjashtë, bashkia Sarandë. Nga hetimet e para identifikohet se personi është Spiro Denjeli, 77 vjeç, me origjinë nga Fushë-Kruja, por që jetonte i vetëm në fshatin Gjashtë.

77-vjecari është gjetur nga një banor i lagjes. Dyshohet që vdekja të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa sipas policisë nuk kishte shenja dhune në trup.

Trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes. 77-vjeçari prej dy vitesh jetonte i vetëm pas divorcit, ndërsa bashkëshortja jeton së bashku me fëmijët në Greqi.

Të ngjashme