Kryefjala Logo

Jakup Kransiqi para gjykatës në Hagë: Luftova genocidin serb. Unë jam shqiptar, nuk jam as katolik dhe as mysliman

9 Nëntor, 2020 | 2:53 pm

Në Gjykatën Speciale nisi seanca gjyqësore e paraqitjes së parë të Jakup Kransiqi.
Seanca e sotme nuk është gjykim, nuk paraqitet dhe as debatohen provat dhe as diskutohet dhe as merret vendim për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarit.

Do i lexohen akuzat Jakup Krasniqit.

Krasniqi pranoi se në burgun e Hages është vënë në dijeni për akuzat e Hagës.

“Unë jam arrestuar më 4 Nëntor , në akt akuzë na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët , dua të deklaroj kurrë në asnjë rast të vetëm nuk I kam trajtuar njerëzit as kaq sa më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë se nuk ka qenë qëllimi im ky, por lufta kundër okupatorëve që ka bërë genocidin në Kosovë. E ndjej veten më shumë se mirë kurrë nuk do të doja të isha në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Unë jam intelektual që politikisht e kam dënuar Serbinë por kurrë nuk e kam drejtuar nga popullsia civile as serbe.

Në akt akuzë përpiqeni të ndani shqiptarët në katolikë e myslimanë unë, jam shqiptar nuk jam as katolik e as mysliman.“

Të ngjashme