Lajme nga vendi
Humb jeten i riu pas aksidentit, arrestohen polici dhe i vellai ne Kamez
22 Korrik, 2021 | 1:20 pm
Një punonjës policie dhe vëllai i tij janë arrestuar sot në Tiranë, pasi aksidentuan per vdekje pas mesnatës nje te ri, në “Bulevardin Blu”, në Kamëz.
SHÇBA njofton se ka vënë në pranga policin 20-vjeçar R. M. dhe vëllanë e tij 22 vjeç, M. M., pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.
Njoftimi i SHÇBA:
Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç.
Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.