Kryefjala Logo

Historia e trishtë e Vitores:“Të presësh 19 vite të bëhesh prind e ta heqësh…”

31 Tetor, 2021 | 5:53 pm

Një martesë që buroi nga dashuria. Kështu nis historia e Vitores dhe Aleksandrit nga Rubiku, të cilët janë protagonistët e sotëm të “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Vitore: E kam gëzuar vetëm 3 ditë atë haber që mora pasi doktori që në vizitën e parë, në ekon e parë, e kuptoi se diçka nuk shkonte me fëmijën. Doktori më tha “Hiqe e bëj një përpjekje tjetër se do vuash me fëmijën gjithë jetën”. I thashë “të presësh 19 vite të bëhesh prind e ta nxjerr, kjo është e pamundur”.

Ardit Gjebrea: E hoqe?

Vitore: Jo, e linda 7-muajsh.

Ardit Gjebrea: Çfarë ishte?

Vitore: Vajzë. Alehandra.

Ardit Gjebrea: Vajza lindi e shëndetshme?

Vitore: Ishte e shëndetshme, ta shihje ishte…

Ardit Gjebrea: Si shkoi?

Vitore: Shumë keq. I ra të rrijë 11 muaj në spital pa e sjellë asnjë ditë në shtëpi. Ishte rrugë e gjatë, bëja 2 orë vajtje e 2 ardhje për në shtëpi. Mua nuk më treguan, tim shoqi i kishin thënë mos mbani shpresë ngaqë ajo kishte ndenjur shumë në spital, kishin filluar t’i prisheshin veshkat. I erdhën shumë probleme pastaj, ai dinte gjithçka dhe kishte thënë “Vitorias mos i tregoni”.

Ardit Gjebrea: Bashkëshorti yt tha që mos të të tregonin?

Vitore: Jo, nuk donte që të më shqetësonin. Jam mirënjohëse, është njeriu më i veçantë që mund të them.

Ardit Gjebrea: Për fat të keq vajza nuk jetoi. Si e more vesh lajmin?

Vitore: Kur kam zbritur nga autobusi, e mora në telefon pa hyrë në lokal, i thashë “çfarë bëni”, “cfarë të të them” tha, nuk e di, sapo zbrita nga autobusi mora rrugën për te taksitë , m’u duk ajo rrugë sikur kam bërë njëmijë vjet rrugë, pastaj nuk mbaj mend asgjë, vetëm kur kam parë veten përpara spitalit./tvklan.al

Të ngjashme