Kryefjala Logo

GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Policisë Vlorë, Gjergji Kohila

1 Dhjetor, 2021 | 7:15 pm

GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohila. Me gjykim të shkurtuar do t’i takojë të bëjë 8 vite burg, por Kohila është në arrati. 

Gjergji Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, është një nga zyrtarët e policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi sot një urdhër-arresti, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

12 vite ishte dhe pretenca e SPAK për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

Të ngjashme