Kryefjala Logo

Gjendet një foshnjë e porsalindur në bodrumin e një pallati në Tiranë

8 Nëntor, 2023 | 2:44 pm

Një foshje e porsalindur është gjetur sot e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht. Report Tv mëson se ka qenë një banor i zonës që ka dëgjuar të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar policinë. Foshnja u gjet e mbështjellë me batanije dhe u transportua menjëherë në spital, ku tashmë gjendja e saj paraqitet e stabilizuar. 

“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur. Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” informoi sot policia.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe gjetjen e prindërve të foshnjes së braktisur si dhe shkaqet e rastit të rëndë.

Të ngjashme