Lajme nga vendi
Gazetari zbulon detajet tronditese nga vrasja e 25 vjecarit: Jane fshire kamerat e sigurise!
8 Dhjetor, 2020 | 6:28 pm
Policia ka ndryshuar disa herë version në lidhje me ngjarjen, ndërsa polici i arrestuar është shprehur se kishte pasur frikë, sepse i riu kishte pasur diçka në dorë.
Por gazetari i kronikës së zezë, Driçim Çaka hedh dyshime të mëdha, pasi sipas tij pamjet e kamerave të sigurisë janë fshehur, zhdukur pas ngjarjes.
Ai shkruan se i riu, nuk ka pasur asnjë armë.
Policia e Shtetit vrau një djalë të ri të pafajshëm.
Në asnjë moment nuk dallohet në kamerat e sigurisë se ai i drejtoi armën policëve.
Në asnjë moment nuk u pa që ai të sulmonte policët.
Në asnjë sekuencë të kamerave që u fshehën, ai nuk shfaq kërcënim, por vetëm ikën me vrap.
Po po, ikën me vrap nga frika e një gjobe karantine ndoshta…
Edhe nëse kishte pistoletë (duke besuar versionin e Policisë), ai e kishte hedhur shumë më parë, prandaj polici nuk kishte pse ta qëllonte.
Efektivi i Policisë nuk qëlloi në ajër, nuk zbatoi procedurën duke e qëlluan në këmbë.
50 metër ishte larg 25-vjeçari nga dera e banesës. Fati deshi që rruga t’i pritej në mes dhe nga kush: Policia e Shtetit, ata që duhet të na mbrojnë.
Arrestimi I policit është minimalja që duhet bërë. Përgjegjësia është akoma më e madhe…
burimi: Syri.net