Kryefjala Logo

Gazetari: Ne SPA-ne ne Qerret ku humben jeten 4 ruset, ka humbur jeten edhe nje polak 2-3 muaj me pare

20 Tetor, 2021 | 9:24 am

Shtohet misteri për vdekjen e 4 turistëve rusë në Hotelin Gloria në Qerret të Kavajës. Gazetari Spartak Koka ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se 2-3 muaj më parë ë të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA ka humbur jetën edhe një 25 vjeçar nga Polonia.

Sipas tij, ekspertiza ëhstë shprehur se shkaku i vdekjes së të riut ishte arresti kardiak, ndaj u vendos që çështja të mos fillohej.

“Në të njëjtin hotel, para 2-3 muajsh, në të njëjtin SPA ka gjetur vdekjen edhe një shtetas polak, rreth 25 vjeç. Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës është arresti kardiak. Dyshohej të kishte përdorur lëndë narkotike, por nuk doli diçka e tillë. Është vendosur mosfillim i çështjes”, tha gazetari.

Kjo deklaratë nghre edhe më shumë dyshimet për vdekjen e 4 turistëve rusë, pasi policia dyshon se ata mund të jenë vrarë për shkak të të kaluarës së njërit prej viktimave, i cili ka qenë gjeneral i lartë në Rusi.

Të ngjashme